Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga nesër ndërpritet transporti publik- Trafiku Urban del me njoftim për qytetarët

Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve, do të ndalojë qarkullimin e të gjitha linjave, duke filluar nga dita e nesërme.

Në njoftim e tyre në Facebook, thuhet se se ndërprerja e shërbimit bëhet për shkak të vonesave të Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve financiare ndaj ndërmarrjes, pavarësisht se Trafiku Urban ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar.

Moneytizer Paragrafi 2

“Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, që do t’i mundësojnë Komunës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes”, shkroi Trafiku Urban i kryeyqtetit.

Ndërmarrja shpreh keqardhjen e saj poo ashtu për pasojat që kjo ndërprerje do të ketë për qytetarët dhe u kërkon ndjesë për shqetësimin e shkaktuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Postimi i plotë: