Ka nisur greva e përgjithshme e 700 punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët janë obliguar të ndërmarrin këtë veprim pas ditës së 24-të të mungesës së ekzekutimit të pagave.
Greva do të vazhdojë deri në orën 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor. Sindikata e Punëtorëve të RTK-së përveç grevës, ka kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të bojkotohet nga RTK-ja.
Në të njëjtën kohë përveç në objektin e Televizionit të Kosovës, greva po mbahet edhe te objekti i Radio Kosovës, e iniciuar nga Shoqata Sindikale e Radio Kosovës.
Shoqata ka kërkuar sërish nga organet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në mënyrë që punëtorëve t’u garantohen të drejtat e tyre ligjore dhe institucioni të vazhdojë punën pa pengesa.

