Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna me armë dhe plaçkitje në furgonin që transportonte para në Breg të Diellit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur këtë të hënë në Breg të Diellit.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se nga të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Moneytizer Paragrafi 2

Po ashtu, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.