Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy milionë izraelitë në nevojë për ndihmë psikologjike pas luftës në Gaza

Izraeli po përballet me një krizë të rëndë të shëndetit mendor që prek gati dy milionë njerëz, përfshirë shumë ushtarë, si pasojë e luftës dyvjeçare në Gaza, raportuan mediat lokale.

“Dy milionë izraelitë, përfshirë shumë ushtarë, tani kanë nevojë për mbështetje psikologjike nga shteti”, shkruajti Yedioth Ahronoth, duke vënë re rritjen e varësisë nga droga dhe shpërbërjen e familjeve e komuniteteve.

Gazeta paralajmëroi se, ndonëse shumë besojnë se shoqëria është tashmë në krizë, “një katastrofë e vërtetë është ende përpara”.

Ekspertët thanë se mungesa e rëndë e terapistëve dhe ndikimi afatgjatë i traumës nënkupton se brezat e ardhshëm do të vuajnë pasojat.

Ata theksuan se sistemi i shëndetit mendor ishte i dobët edhe para luftës, me “mungesë të madhe stafi, pritje të gjata dhe infrastrukturë të paaftë për presionin aktual”.

“Një pjesë e madhe e popullsisë sonë… tani ndihen të shqetësuar dhe të dëshpëruar pas dy vitesh lufte”, tha Prof. Merav Roth, citon Anadolu.

Duke folur për trendet e varësisë, Roth tha: “Në vitin 2018, një në dhjetë persona në Izrael përmbushi pragun për varësi. Sot është një në katër. Kjo rritje është e frikshme.”

Raportet tregojnë se vetëvrasjet në ushtrinë izraelite janë rritur, me 279 tentativa dhe 36 raste të konfirmuara që nga tetori 2023, sipas KAN.

Ushtria izraelite ka vrarë gati 70,000 njerëz në Gaza, kryesisht gra e fëmijë, dhe ka plagosur mbi 170,900 gjatë luftës që ka shkatërruar shumicën e enklavës.