Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nga nesër nis ekzekutimi i pagesave të shtesave për fëmijë me rritjen e miratuar prej 50%, që do të përfshijë rreth 400 mijë fëmijë në të gjithë vendin.
Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt te familjet, duke sjellë një mbështetje më të madhe për çdo fëmijë, përcjell “Bota sot”.
Njoftimi i plotë
Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.
Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:
– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.
Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!

