E frikshme kur e mendon, por për 5 ditë jemi në dhjetor dhe për 36 ditë në total, në vitin 2026! Mos më pyesni për rezymenë e këtij viti se do qaj! Gjithsesi, le të jetojmë në të tashmen dhe të bëhemi gati për datat më të rëndësishme të dhjetorit, ku do të ndodhin kaq shumë gjëra!
4 dhjetor: Hëna e plotë te Binjakët
Muaji fillon me Hënën e plotë te Binjakët më 4 dhjetor, e cila sjell një bisedë të vazhdueshme në një pikë kulmore. Ky mund të jetë një moment kur je gati të marrësh një vendim të rëndësishëm. Informacionet që ndahen rreth kësaj periudhe mund të duken vendimtare dhe të ndryshojnë perspektivën ose mënyrën se si sheh botën. Një gjë është e sigurt: Ky është momenti për të shprehur veten!
8 dhjetor: Marsi në Shigjetar ndërvepron me Saturnin në Peshq
Pak ditë më vonë, më 8 dhjetor, ka tension në qiell kur Marsi në Shigjetar përplaset me Saturnin te Peshqit. Kjo mund të sjellë energji paksa frenuese. Mund të dëshirosh të ecësh përpara me diçka, por pengesat ose vonesat e pashmangshme mund të të ndalojnë. Kjo energji mund të nxisë edhe konflikte pushteti ose të të ndihmojë të vendosësh një kufi të fortë që më parë e ke shmangur.
11 dhjetor: Mërkuri hyn në Shigjetar
Ditën pasues, më 11 dhjetor, Mërkuri hyn përsëri te Shigjetari, duke të të rikthyer te 29 tetori, hera e fundit kur Mërkuri ishte në këtë pozicion para se të shkonte në prapavijë. Njerëzit do të flasin para se të mendojnë! Kjo energji mund të të ndihmojë të ndërmarrësh rreziqe dhe të shohësh të gjitha mundësitë që të presin. Je në një humor më të guximshëm, i etur për të përjetuar eksperienca të reja, për të mësuar gjëra të reja dhe për të planifikuar udhëtime.
14 dhjetor: Marsi hyn në Bricjap
Fokusi dhe motivimi yt rriten dhjetëfish kur Mars të hyjë në Bricjap më 14 dhjetor. Javët në vijim janë periudha ideale për të bërë përparim në arritjen e qëllimeve. Ke qëndrueshmëri për të mbajtur ritmin me çfarëdo projekt apo angazhimi që fillon gjatë këtyre javëve. Njerëzit do të ndihen ambiciozë!
19 dhjetor: Hëna e re në Shigjetar
Hëna e re në Shigjetar më 19 dhjetor të ndihmon të përqafosh një qasje më realiste për ndjekjen e disa qëllimeve. Mund të duhet të rafinosh planin tënd ose madje të heqësh dorë nga një vizion specifik që kishe për mënyrën se si prisje të realizoheshin qëllimet. Bisedat dhe kontratat që lindin rreth kësaj periudhe mund të shtojnë më shumë përgjegjësi. Mund të bësh edhe një angazhim për të vazhduar studimet ose për të mësuar diçka të re.
21 dhjetor: Dielli hyn në Bricjap
Dielli hyn në Bricjap dhe ndodh Solstici i Dimrit më 21 dhjetor, duke të të ftuar të reflektosh mbi burimet e tua të energjisë. Me kë ndan kohën dhe cilat janë qëllimet që po ndjek? Dimri të kërkon të ruash energjinë dhe ta përdorësh me mençuri. Sezoni i Bricjapit mund të të vendosë në një humor ambicioz, por merr pak kohë për të reflektuar mbi prioritetet ku dëshiron të përkushtohesh.
24 dhjetor: Afërdita hyn në Bricjap
Muaji mbyllet me Afërditën, planetin e dashurisë, që hyn në Bricjap më 24 dhjetor, duke të të frymëzuar të kesh një qasje më serioze ndaj dashurisë dhe marrëdhënieve. Njerëzit mendojnë në mënyrë afatgjatë, kërkojnë stabilitet dhe një plan. Nëse po mendon të përkushtohesh ndaj dikujt, javët në vijim ofrojnë momentin ideal për ta bërë këtë.

