Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hazir Sylë Kelmendi, i mbijetuari i masakrës së Tivarit

Nga gjiri i popullit shqipëtarë dolën shumë atdhetarë të kohës ,të cilët nuk kursyen mundin e as jetën për kauzën tonë të drejtë kombëtare.

Një prsonalitet i ndërruar që meriton të shkruhet për të, është edhe Hazir Sylë Kelmendi nga Ruhoti i Pejës.

Moneytizer Paragrafi 2

Ai bashkë më shumë atdhetarë tjerë e përjetoi dhe e mbijetoi masakrën e Tivarit.

Hazir Kelmendi u lind në vitin 1925 në një familje malësorësh në Haxhajt e Rugovës, e pastaj jetoj në Ruhot së bashku me familjen e tij Kelmendi.
Qysh në moshën e re u mobilizua pa vullnetin e tij, në aradhët partizane, pikërisht në vitin 1945, për të shkuar këmbë nga Kosova nëpër Shqipëri e deri në Tivar, aty ku u zhvillua masakra më e madhe dhe më e dhembshme mbi shqipëtaret e pafajshëm.
Haziri ishte pjesëmarës dhe dëshmitar i gjallë i kësaj masakre famëkeqe bashkë me disa bashkëvendas të tijë, të cilët vetëm fija e flokut i ndante nga jeta dhe vdekja, por të cilët megjithatë shpëtuan disi.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai rrëfente momente tepër trishtuese nga kjo masakër e bërë nga barbarët serbo-malazez të cilët vranë afër 4000 mijë shqipëtarë.

Vuajtjet dhe torturat vazhduan prapë mbi supet e bacit Hazirit siq e thërrisnin të gjithë ata që e njohën, kur aksioni famëkeq i armëve i udhëhequr nga kryekrimineli Rankoviq rrahu, përsekutohej, burgosi më mija shqipëtarë të pafajshëm.

Këtë fat të keq e pati edhe Hazir Kelmendi të cilin e rrahën për pesë ditë radhazi çetnikët e Rankoviqit.

Por, ai gjithmonë qëndroi burrnisht.

Ai e mbijetoi edhe këtë torture çnjerëzore, për ta vazhduar jetën duke i rritur dhe shkolluar fëmijët e vet në frymën njerëzore dhe atdhetare.
Ishte i urtë, i dashur për të gjithë.

Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë më 27 nëntor nën përkujdesjen e madhe të djemëve të tij, në Ruhot dhe në Esen të Gjermanisë.

Jeta dhe vepra e tijë janë krenaria e familjes atdhetare Kelmendi nga Ruhoti dhe është vet lavdija e saj.

I qoftë lehtë dheu I Republikës së Kosovës të cilën e deshti aq shumë…