Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U shua dëshmitari i fundit i masakrës së Shavarinës, publikohet rrëfimi rrënqethës i Behar Topillës

 
   

Ka ndërruar jetë Behar Topilla, dëshmitari i vetëm i masakrës së 1 majit 1999 në Shavarinë të Gllanasellës, ku u vranë mbi 40 civilë shqiptarë.

Koleksionuesi i materialeve për krimet serbe, Esat Shala, ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk e kanë marrë asnjëherë dëshminë e Topillës, ndonëse ai ishte figura kryesore që mbante gjallë kujtesën e masakrës.

Shala tha se Topilla jetoi me dhimbje e zhgënjim, i lënë pas dore nga shteti, ndërsa vdekja e tij përbën humbje të madhe për të gjithë ata që kërkojnë drejtësi për krimet e luftës.

“Sot ndërroj jetë një shok dhe një mik i imi Behar Topilla deshmitari kryesor i masakres te Shavarinat Çikatovë e vjeter Drenas, iku nga kjo botë ky deshmitar pa ja marr asnjë dëshmi shteti i turperuar i Kosovës i cili ka neglizhu gjithqka sa i perket krimeve serbe ndaj popullit tonë.

Vuajtjet dhimbjet dhe deshprimet e këtij djaloshi janë në zemren time sepse gjdo herë kemi komunikuar për dhimbjet dhe deshprimet tona të cilat kurr nuk janë marrë parasysh nga askush.

Behari iku nga kjo botë më një bagazh te madh te kesaj masakre dhe kjo eshte nje humbje shum e madhe per te gjithë ne”, shkruan ai.