Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përparim Rama për VV’në: Mendojnë që janë mbi të gjithë, janë Zoti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje pas përplasjeve që ai dhe partia e tij kanë pasur me këtë të parën.

Rama në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini i ka quajtur VV’në si “të gjithëdijshëm” dhe ka thënë se e shohin vetën si hyjni, shkruan Insajderi.

Moneytizer Paragrafi 2

“I gjithëdijshmi që vendos ai vetë kush po dika, kush po dojka, kush s’po dojka, kush po vjedhka, kush qenka hajn, kush qenka ipaftyrë. I gjithëdijshmi po vendos aty kuj duhet me ju dhanë buxheti e kujt jo. Kjo s’është as parti politike, është një sekt, këta mendojnë se këta janë zoti dhe vendosin për ne të varfërit, ne që s’dimë, ne të varfërit. Këta vendosin kush është e mirë, këta vendosin p.sh UÇK-ja a qenka e mirë. Ramush Haradinaj qenka me Listën Serbe, këta vendosin. Kush po ju tregon ktyne kush është i mirë apo i keq?”, ka deklaruar Rama.

I pari i Prishtinës ka pyetur sërish për Dejona Mihalin “kush është kjo çikë?”.

Moneytizer Paragrafi 4