Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagimi i Kurtit pas nominimit për kryeministër nga VV-ja

 
   

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur me vendim unanim Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë.

Lidhur me këtë, Kurti ka deklaruar se ndihet i nderuar me nominimin. Përmes një postimi në Facebook, ai u është drejtuar qytetarëve të Republikës, mërgatës, si dhe anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes, duke shprehur mirënjohjen e tij për besimin e dhënë.

Kurti theksoi se do t’u shërbejë me përkushtim dhe punë, duke premtuar një qeverisje me nder dhe përulësi.

Postimi i plotë:

Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi.