Në kuadër të Ditës së Forcës, nxënësit e shkollës mesme të lartë e mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë kanë ardhur te Kulla e Isa Boletinit.
Ata me këtë rast kanë bërë betimin e ushtarit të FSK-së pasi të arrijnë moshën madhore.
Kujtojmë, gjatë ditës vizitë e nxënësve ka pasur edhe në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Aty atmosfera festive dhe prania e ushtarëve kanë krijuar emocione të veçanta, transmeton KosovaPress.

