Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti pasditen e së enjtes në Shkodër.
Osmani është pritur në ambientet e bashkisë nga kryebashkiaku Benet Beci.
Vizita e presidentes së Kosovës në kryeqendrën e veriut vjen në kuadër të festave të nëntorit.
Në përfundim të takimit me kryebashkikaun Beci, Osmani pritet të ketë një komunikim me mediat.

