1
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot po mbahet konferenca javore lidhur me çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
Gjatë diskutimeve për mocionet dhe afatet e paraqitjes së provave, ish-presidenti i Kosovës kërkoi fjalën.
Moneytizer Paragrafi 2
Avokatja e tij, Sophie Menegon, sqaroi se komenti i klientit të saj nuk lidhet drejtpërdrejt me mocionet e paraqitjes së provave.
Gjyqtari i vetëm i seancës, Christoph Gosnell, u shpreh se Thaçit do t’i jepej mundësia të fliste, por më vonë.
Moneytizer Paragrafi 4
Kujtojmë se gjykimi i dytë ndaj tij mund të nisë më herët se sa kishte kërkuar mbrojtja e tij.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka raportuar javë më parë se procesi pritet të fillojë më 15 dhjetor, që është rreth 3 muaj përpara datës së kërkuar nga mbrojtja.
Mbrojtja e Thaçit kishte propozuar që procesi të nisë nga 2 marsi 2026 e tutje, pasi të përfundojë gjyqi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Klankosova.tv

