1
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur shqetësim dhe ankesë për caktimin e seancës gjyqësore nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor.
Ai ka theksuar se mbajtja e seancës gjyqësore në këtë ditë të shënueshme është një befasi e keqe për çdo shqiptar, duke e konsideruar këtë veprim si të papranueshëm dhe të papërshtatshëm për një festë kombëtare kaq të rëndësishme.
Moneytizer Paragrafi 2
Në një deklaratë të tij, Thaçi ka theksuar rëndësinë që ka kjo ditë për shqiptarët, e cila shënon një moment historik të pavarësisë, dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. Ai ka thënë se kjo është një ditë që çdo shqiptar e feston me krenari, duke kujtuar historinë dhe sakrificat e shumta për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.
“Është në interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohet të ndodhin në shtetet tuaja përkatëse, pasi që si çdo popull edhe ne shqiptarët kemi traditat dhe vlerat shtetërore. Caktimi i kësaj seance pikërisht sot, më 28 nëntor, do të duhej të evitohej. Mbajtja e kësaj seance sot, për mua dhe çdo shqiptar, është befasi jo e mirë,” tha Thaçi në një prononcim për media.
Moneytizer Paragrafi 4
Ai shtoi se kjo ditë është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për çdo familje shqiptare dhe çdo institucion të Kosovës, duke kujtuar se 28 Nëntori është një ditë e shenjtë, jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe për ata të Kosovës. “Çdo shqiptar sot ka festë kombëtare, shtetërore e familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë, ne festojmë dhe kujtojmë,” tha ai.
Thaçi e mbylli mesazhin e tij duke uruar që të gjithë shqiptarët ta kalojnë këtë ditë të bashkuar dhe me dinjitet. Ai shpreson që vitin tjetër, 28 Nëntori të festohet bashkërisht.
“Besoj se në 28 nëntorin tjetër do të festojmë bashkërisht.”, tha ai.

