Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla: Shekulli 21 përfundimisht do të jetë i shqiptarëve

 
   

Kryediplomatja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, nga qyteti i flamurit, Vlora, ka thënë se shekulli 21, përfundimisht do të jetë shekulli i shqiptarëve.

Ajo tha se Kosova e Shqipëria duhet të intensifikojnë edhe më tej bashkëpunimin për t’iu afruar bashkë BE-së, e Kosova të anëtarësohet në NATO.

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë si dy shtete motra që kanë arritur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në çdo fushë si të tilla duhet të intensifikojnë edhe më tej bashkëpunimin e tyre me qëllim që qytetarët shqiptar në të dy shtetet tona por edhe në mbarë viset shqiptare të në Ballkan gëzojnë prosperitet, zhvillim  edhe të gjithë së bashku t’i afrohemi BE-së.

Kosova të anëtarësohet në NATO, dhe së bashku me Shqipërinë dhe me gjithë shqiptarët në viset e tyre  të shfrytëzojmë shekullin 21 i cili përfundimisht do të jetë shekulli i shqiptarëve”, deklaroi Gërvalla e cika po qëndron në Vlorë si delegacion i Kosovës në kuadër të manifestimeve atje për Ditën e Pavarësisë.