Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit për vikend

 
   

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë, në viset e larta reshje bore.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehte deri mesatare.

Ndërsa, të dielën parashihet të mbajë mot i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.