Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj përcjell urimet e Trump për 28 nëntorin: Shqipëria e përkushtuar për të punuar me SHBA-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcillur urimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.

Ai përmes platformës “X” përcolli urimet e Trampit duke falënderuar atë për mesazhet e ngrohta dhe pozitive.

“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit presidentit amerikan Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme”, shkroi Begaj.

Begaj tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të punuar me SHBA-në dhe se Shqipëria gjithmonë do të jetë krah saj.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë”, tha ai ndër të tjera./teve1.info/

Tags: