Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jakup Krasniqit i lind nipi më 28 Nëntor, Altin Krasniqi: Mirë se erdhe bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka njoftuar se sot është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Gegë.

Krasniqi ka uruar 28 Nëntorit, duke thënë edhe se lindja e djalit të tij në këtë datë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

Moneytizer Paragrafi 2

Postimi:

28 Nëntorit, në familjen tonë iu shtua edhe një festë, lindja e djalit tonë, Gegës.

Moneytizer Paragrafi 4

Lindja jote në këtë datë, Gegë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë.

Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty.

Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë!🇦🇱