Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Dyshja e serialit “Safir” në një marrëdhënie romantike? Aktorja ndan foton që po bën xhiron e rrjetit

 Dy aktorët e dashur për publikun, Özge Yağız dhe Halit Özgür Sarı, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Dyshja, e njohur gjatë xhirimeve të serialit “Safir”, i cili transmetohet çdo ditë në Vizion Plus, së fundmi u përfolën se mund të jenë në një lidhje dashurore.

Aktorja Yağız theu heshtjen me një reagim jo të drejtpërdrejtë, por plot humor në rrjetet e saj sociale.

Ajo publikoi një foto të një filxhani, ku shkruhej fraza “Vidi Vidi Etma”, duke mos përmendur asnjë emër, por duke lënë hapësirë për interpretime.

Ky postim u përhap shpejt në rrjetet sociale. Edhe pse aktorja nuk mohoi dhe as konfirmoi zërat për një lidhje me Halit Özgür Sarı, gjesti i saj u interpretua nga mediat turke si një reagim i koduar ndaj thashethemeve, që shtoi kuriozitetin rreth raportit të tyre.

Özge Yağız dhe Halit Özgür Sarı vazhdojnë të mbajnë miliona shikues pas ekranit të Vizion Plus me performancat e tyre në serialin “Safir”.

Seriali “Safir” transmetohet çdo mbrëmje në 20:15 në Vizion Plus.  Ky serial turk, i nominuar për International Emmy, rrëfen dashuri të ndaluar, sakrificë dhe konfliktet familjare.