Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Garës zgjedhore i bashkohen edhe dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur

 
   

Iniciativat qytetare Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve dhe Iniciativa Qytetare për Kosovë do të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, ndërkohë që garës do t’i bashkohet edhe Nedźmidin Sejdilar si kandidat i pavarur.

Lajmi për KosovaPress u bë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Ndërkohë deri në përfundim të afatit kanë mbetur më pak se një orë Nisma Socialdemokrate ende nuk ka formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme.

Sonte, e diel, 30 nëntor 2025, në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme.