Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Daut Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e kryetarit të parë të Deçanit

 
   

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e kryetarit të parë të Deçanit, Mehmet Bojkut.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Bojku ka qenë burrë i urtë dhe me vlera unifikuese, për të cilin tha se e filloi rilindjen demokratike të Deçanit.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Mehmet Bojku. Kryetari i parë i zgjedhur nga populli në Deçanin e shkatërruar e krenar. Mehmeti, si burrë i urtë dhe me vlera unifikuese, e filloi rilindjen demokratike të kësaj zone”, thuhet në njoftimin e Haradinaj.

Bojkaj vdiq sot në moshën 82-vjeçare.