Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kremlini konfirmon se Putin dhe Witkoff do të takohen në Moskë për bisedime mbi Ukrainën

Kremlini ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime mbi Ukrainën me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff në Moskë të martën pasdite.

“Takimi me Witkoff është planifikuar për nesër”, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se do të zhvillohet “në gjysmën e dytë të ditës”, shkruan Al Jazeera.

Witkoff është shfaqur si bashkëbiseduesi kryesor i SHBA-së me Putinin që kur Presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Peskov as nuk konfirmoi dhe as nuk e mohoi nëse do të lëshohet një deklaratë pas takimit të fundit midis Putinit dhe Witkoff në kryeqytetin rus, i cili vjen pas bisedimeve të fundjavës midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë, përfshirë Witkoff, në Florida.