Ish-deputetja Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me koordinimin me Listën Serbe.
Bajrami, në Rubikon tha se koordinimi i VV-së me Igor Simiqin e Millan Radoiçiqin është i faktuar në audio-incizimin ku flet shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo shtoi se “sa herë i është dashur popullaritet Vuçiqit në Serbi e ka sulmuar Albin Kurti, dhe sa herë i ka ra Albin Kurtit popullariteti në Kosovë, njëjtë e kanë bërë serbët e Serbisë”.
“Situata ka ndryshuar shumë prej rastit të sulmit terrorist në Banjskë, ku nënkryetari i Listës Serbe ka dalë dhe e ka marrë përgjegjësinë për rastin e sulmit terrorist. Dhe tash nuk mund të themi se ne me lehtësi mund të pranojmë bashkëpunimin me ta”.
“Në Qeverinë e Albin Kurtit kemi pasë ministër të Listës Serbe, Rakiqin i cili më vonë ka dhënë dorëheqje. Ne e kemi pasë nënkryetar Simiqin dhe nuk ka qenë temë asnjëherë, konteksti i deklaratës sime është ky: Ne kemi problem shumë më të madh me institucionet tona që janë komplet neglizhente dhe luajnë lojëra patriotike, jo kundrejt Listës Serbe, por këtë politikë në mungesë fundamentale të ndonjë rezultati qeverisës në pesë vitet e fundit, këta luajnë me kundërshtarët politikë”, tha Bajrami.

