Haxhi Avdyli, ka deklaruar se partia Guxo është ndikuar negativisht nga mungesa e angazhimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Sipas tij, kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore pse subjekti ka pësuar penalizim politik.
“Te rasti i presidentes Osmani, është i saktë konstatimi juaj, sepse na ka penalizuar për shkak të angazhimit në Presidencë, dhe Vjosa e ka respektuar aspektin kushtetues. Me të vërtetë nuk është angazhuar në Guxo,” tha Avdyli.
Ai theksoi se Osmani, që nga marrja e detyrës së Presidentes, është distancuar nga aktivitetet e partisë për të mos cenuar rolin e saj institucional.

