1
Rriten rastet me HIV në Shqipëri. Vetëm gjatë vitit 2025 janë konfirmuar HIV pozitiv 125 persona, edhe pse shifrat e të infektuarve mund të jenë shumë më të larta.
Në Ditën Botërore kundër HIV-AIDS, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numrin më të madh të rasteve të reja e përbëjnë meshkujt, 97, ndërsa femra të infektuara janë 28.
Moneytizer Paragrafi 2
Transmetimi seksual është rruga kryesore e përhapjes së HIV-it, ndërsa 23% e rasteve e kanë marrë sëmundjen gjatë marrëdhënieve homoseksuale, shkruan A2 CNN. Gjatë këtij viti, një foshnjë ka lindur HIV pozitiv nga transmetimi nga nëna te fëmija. Ekspertët e Shëndetit Publik theksojnë se, pavarësisht protokolleve të miratuara, vetëm 50% e grave shtatzëna testohen për HIV.
Rastet e reja me HIV pozitiv janë kryesisht të moshave 25 deri 44 vjeç. Ndërsa në rang vendi, nga viti 1993 e deri tani, ISHP ka raportuar 1,973 raste.
Moneytizer Paragrafi 4
HIV transmetohet përmes kontakteve seksuale, gjakut dhe qumështit të gjirit. Nuk përbën rrezik infektimi përqafimi, puthja apo shtrëngimi i duarve. Po ashtu, nuk transmetohet përmes ushqimit, ujit apo sendeve personale. (A2 Televizion)

