Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmëron Hibrid.info: Video të rreme me AI po qarkullojnë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit

 
   

Hibrid.info ka njoftuar opinionin publik që të kenë kujdes ndaj përmbajtjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale, pasi së fundmi janë shfaqur disa video të gjeneruara me inteligjencë artificiale që lidhen me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në rrjetin social TikTok janë publikuar video ku pretendohet se gazetarë të ndryshëm kanë intervistuar mërgimtarë në aeroporte për preferencat e tyre të votimit. Sipas Hibrid.info, këto materiale janë të krijuara përmes teknologjisë së AI dhe po përdoren për të krijuar narrativë të rreme politike.

Në një takim informues me gazetarë, hulumtuesi i lartë në Hibrid, Festim Rizanaj, theksoi se problemi kryesor me këto video është ndikimi i madh që po arrijnë në audiencë.

Ai sqaroi se këto video po dëgjohen më shumë sesa po shikohen, ndërsa me pak vëmendje mund të dallohen shenjat e manipulimit.

Videot e rreme me AI – Rizanaj: Problemi është se kanë marrë shumë shpërndarje, mijëra shikime, që i vlerësojmë si formë e ndikimit

“Ne kemi identifikuar disa video që janë gjeneruar me inteligjencë artificiale, me narrativë politike, kryesisht duke u ndërlidhë me afrimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. E kemi vërejtur se nuk është një fenomen i izoluar, se ka një përdorim të tillë dhe ka një ndikim në bazë të shpërndarjeve që janë përdorur…2:09. Problemi i tyre është se kanë marrë shumë ndërlidhje, shpërndarje, komente, me mijëra shikime, që ne i vlerësojmë si formë e ndikimit të tyre.. Kur shikohen nga audienca kemi vërejtur që më shumë dëgjohen sesa shikohen për shkak se ju intereson se çka po thuhet. Nëse koncentroheni i vëreni disa deformime, mimikat e fytyrës, pamja e vizëlluar, zëri robotik, detajet gjatë gjenerimeve të caktuara, tekstet të deformuara dhe të pakuptimta”, tha Rizanaj.

Hulumtuesja tjetër, Hyrije Mehmeti, tha se ndikimi i këtyre videove është i madh, pasi po merren si të vërteta nga një pjesë e konsiderueshme e publikut.

Videot me AI – Mehmeti: Ndikimi është shumë më i madh, po merren si të vërteta

“Ndikimi po është shumë më i madh dhe po merren si të mirëqena dhe të vërteta..6:10 Nëse shohim që po përdoren fjalë të cilat nuk ekzistojnë në fjalorin tonë apo që asnjëherë nuk janë në përdorim, automatikisht duhet të ngrihet vëmendja se nëse është e gjeneruar me AI apo jo. Përdorimi i madh i platformave sociale sidomos i Facebook dhe TikTok, bën që audienca të jetë shumë e madhe sidomos tek të rinjtë dhe mërgimtarët, këto janë audienca më e prekur, të gjitha këto probleme kanë bërë që hibridi të marrë një iniciativë, që të këshilloj gazetarët, mediat, në përdorimin e inteligjencës artificiale”, tha Mehmeti.

Sipas hulumtuesve të Hibrid.info, kjo formë e re e përdorimit të inteligjencës artificiale po shfrytëzohet për të ndikuar tek votuesit para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.