Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar deri tani për zgjedhjet e 28 dhjetorit

 
   

Rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora deri më tani kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministria ka bërë të ditur se periudha e regjistrimit ka nisur më 26 nëntor, duke i dhënë mundësi qytetarëve jashtë vendit të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në votime.

Regjistrimi mund të bëhet online ose përmes postës, duke dërguar formularin në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Afati përfundon pas tri ditësh.