Kreu i Misionit të Ndihmës së OKB-së për Irakun (UNAMI) ka dhënë fjalimin e fundit për Këshillin e Sigurimit të martën , duke shënuar fundin e mandatit të një misioni 22-vjeçar më 31 dhjetor.
Mohamed Al Hassan hapi sesionin duke falënderuar anëtarët e Këshillit për “ndihmën dhe udhëzimin e tyre të paçmuar” dhe shprehu mirënjohje të thellë për qeverinë e Irakut për pritjen e misionit që nga themelimi i tij në vitin 2003.
“Sot është një ditë e madhe për bashkësinë ndërkombëtare që të dëshmojë një mbyllje të ndershme dhe dinjitoze të një misioni të OKB-së”, tha ai.
Al Hassan theksoi se fundi i UNAMI-t nuk nënkupton fundin e partneritetit të OKB-së me Irakun, citon Anadolu.
Përkundrazi, tha ai, kjo shënon fillimin e një “kapitulli të ri” në të cilin Iraku do të udhëheqë gjithnjë e më shumë zhvillimin e vet, me mbështetje të vazhdueshme nga Ekipi i Vendit të OKB-së për rritjen ekonomike, qëndrueshmërinë ndaj klimës, të drejtat e njeriut, zhvendosjen dhe përfshirjen.

