Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeministri Kurti takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović

 
   

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović.

Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sa i përket marrëveshjeve të mobilitetit në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri u shpreh se ato duhet të zbatohen pa vonesa, teksa e inkurajoi Sekretarin e Përgjithshëm, Kapetanović që të angazhohet në shtyrjen përpara të këtij procesi.

 Image
 Pamje nga takimi