Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Ja gjërat që nuk duhet t’i pastroni kurrë me sodë buke!

Soda e bukës është një nga produktet e preferuara në shumë familje, e njohur për përdorimin e saj në gatim, higjienë dhe mirëmbajtjen e shtëpisë.

Megjithatë, ndërsa është e dobishme, ka disa sipërfaqe ku mund të shkaktojë dëme.

Para se të vendosni të pastroni të gjithë sipërfaqen, rekomandohet të testoni në një zonë më të vogël dhe të padukshme për të shmangur pasojat e padëshiruara. Sipërfaqet që nuk duhet t’i pastroni me sodë buke:

Alumini

Soda e bukës mund të reagojë me aluminin dhe të shkaktojë njollosje, sepse alumini është një metal i butë. Është më mirë të përdorni një agjent tjetër për të pastruar njollat nga sipërfaqet e aluminit.

Enët e bakrit

Tenxheret dhe tiganët prej bakri mund të reagojnë me sodën e bukës, duke çuar në njollosje dhe humbje të shkëlqimit origjinal.

Qelqi

Soda e bukës mund të dëmtojë sipërfaqet e qelqit, duke përfshirë dritaret dhe enët. Për qelqin, është më mirë të përdorni produkte të projektuara posaçërisht për atë lloj sipërfaqeje.

Argjend

Argjendi i vjetër ose bizhuteritë prej argjendi nuk duhen pastruar me sodë buke. Mund të dëmtojë sipërfaqet delikate, gjë që mund t’ua prishë përgjithmonë shkëlqimin.

Mermer

Në sipërfaqet e mermerit, soda e bukës mund të shkaktojë gërvishtje dhe të zvogëlojë shkëlqimin e gurit, prandaj rekomandohet të shmangni përdorimin e saj.

Lëkura

Mobiljet dhe veshjet prej lëkure, të tilla si xhaketat, rripat ose këpucët, nuk janë të përshtatshme për pastrim me sodë buke. Lëkura mund të çahet, të humbasë elasticitetin dhe këpucët mund të rrudhosen dhe dëmtohen.