Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​SBASHK merr pjesë në Konferencën botërore mbi inteligjencën artificiale

 
   

Një delegacion i SBASHK-ut po merr pjesë në Konferencën Botërore mbi Inteligjencën Artificiale me temën “Formësimi i së ardhmes sonë: Sindikatat e arsimit udhëheqin për një inteligjencë artificiale të përqendruar te njeriu”.

Konferenca në Bruksel bashkon përfaqësues nga sindikatat e arsimit, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për të diskutuar ndikimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe rolin e sindikatave në këtë proces, raporton kp.

Hapjen e konferencës e bëri kryetarja e Edukimit Ndërkombëtar (EI), Magwena Maluleke, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i ETUCE-s, John MacGabhann, dhe kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten.

Gjatë punimeve u diskutua mbi integrimin e inteligjencës artificiale në arsimin publik, mjetet dhe politikat që garantojnë përdorim etik, të sigurt dhe të drejtë të IA-së, mbështetjen e mësimdhënësve dhe nxënësve për të zhvilluar shkathtësi kritike ndaj teknologjive të reja, rolin e sindikatave në hartimin e kornizave dhe politikave të shkrim-leximit digjital dhe të IA-së.

Delegacioni i SBASHK-ut takoi përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë udhëheqës të EI-së, ETUCE-së dhe AFT-së, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mbi sfidat dhe mundësitë që sjell inteligjenca artificiale në arsim.

SBASHK vlerëson se pjesëmarrja në këtë konferencë është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të një qasjeje moderne dhe të përqendruar te mësimdhënësi dhe nxënësi, duke mbrojtur standardet profesionale dhe të drejtat e punëtorëve të arsimit në epokën digjitale.