Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka folur për protestën e paralajmëruar të lideri të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilin tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA.
“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, ka deklaruar Mickoski.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se më 13 dhjetor në qytetin e Shkupit do të mbahet protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

