Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbia arreston në Merdare një 33 vjeҫar shqiptar, shkak një flamur me simbolin UÇK

 
   

Një shtetas shqiptar u arrestua në pikën kufitare Merdare pasi në makinën e tij u gjet një flamur i kuq me shenjat “UÇK”, shkruajnë mediat serbe, transmeton ‘Bota sot’.

Ministria e Brendshme e Serbisë raportoi për këtë sonte.

Bëhet fjalë, siç u tha, për L.D. (1992).

Kështu, siç shpjegojnë ata, gjatë kontrollit të furgonit “Mercedes”, të cilin ky burrë po e drejtonte nga drejtimi i Kosovës, nën sedilje u gjet një flamur i kuq me shenjat “UÇK”.

Ai u arrestua dhe u mbajt në paraburgim deri në 48 orë.

Së bashku me kallëzimin penal, thuhet më tej – ai do të çohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.

U hap rasti “Nxitje e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.