Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdiq 15 – vjeçari që u godit me thikë ditë më parë në Durrës

Erjon Boba, 15 vjeçari i cili mbeti i plagosur nga goditja me thikë disa ditë më parë në qytetin e Durrësit ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në reanimacionin e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

15-vjeçari ishte shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, pasi u trajtua fillimisht në spitalin e Durrësit pas plagëve që kishte marrë në trup si pasojë e goditjeve me thikë, gjë të cilat i kanë prekur organet jetësore ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve përgjatë këtyre ditëve, Erjon Boba ka ndërruar jetë./RTSH/