2
Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Moneytizer Paragrafi 2
Policia ka bërë të ditur se 2,147 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.
Moneytizer Paragrafi 4
Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona, 12 ndodhen në mbajtje, asnjë në ndalim policor, dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

