Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit.
Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës.
Ata kanë vepruar në përputhje me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe procedurat që parashihen për betim.
Me këtë rast, kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq tha se në një seancë tjetër do të flas për gjendjen të cilën siç tha ai, e ka gjetur komunën.
Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit
“Në seancat e radhës do t’iu informoj edhe juve edhe qytetarët tanë për gjendjen që kemi gjetur në komunën tonë pas marrjes së detyrës si dhe planet e ardhshme sa i përket zhvillimit të komunës tonë. E shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Komunës së Leposaviqit të cilët edhe këtë herë në zgjedhjet e kaluara i dhanë besimin edhe mua edhe asamblistëve si dhe Listës Serbe”, tha ai.

