Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gacaferri i listës GXUO reagon ndaj deklaratës së Fatmir Limajt për kalimin e pragut ligjor

 
   

Anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferri, ka komentuar deklaratën e liderit të NISMA-s, Fatmir Limaj, i cili u shpreh se “ka kaluar qindra pragje” dhe u bëri thirrje qytetarëve ta ndihmojnë të kalojë edhe “pragun ligjor” në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Reagimi i Gacaferrit është bërë nëpërmjet një postimi shoqëruar me fotografinë, ku Limaj shihet duke kërkuar mbështetje për të kaluar pragun zgjedhor.

“Kam kaluar qindra pragje, s’ka pasë prag që m’ka ndalë. Më ndihmoni ta kaloj pragun ligjor!”, ka thënë Limaj.

Gacaferri e ka cilësuar këtë si një prej deklaratave më të pazakonta të fushatës, duke e interpretuar si dëshmi të vështirësive të NISMA-s për të siguruar votat e nevojshme për hyrje në Kuvend.

Postimi i plotë i Gacaferrit:

Të gjitha pragjet janë të vështira te kalohen, por pragu i popullit është me i vështiri nga të gjithë të tjerët!

Dikush e ka provuar njëherë se sa i vështirë është të kalohet pragu i popullit në demokraci!