Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj takon diplomaten Prattipati, flasin për zgjedhjet e dhjetorit

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e AAK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila ishte e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.

Në njoftim theksohet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit demokratik.

Sipas njoftimit të lëshuar nga AAK, Haradinaj ka theksuar urgjencën që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të formohen sa më shpejt institucionet e reja.

Ai e ka vlerësuar këtë si parakusht për rikthimin e normalitetit dhe për avancimin e vendit në proceset euro-atlantike.