Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli përgjegjës për afërsisht gjysmën e vrasjes së gazetarëve në vitin 2025

Një raport i organizatës Reporterët pa Kufij ka treguar se ushtria izraelite është përgjegjëse për vdekjen e  gati gjysmës së gazetarëve në vitin 2025.

Organizata ndërkombëtare me bazë në Paris, që mbron të drejtat e gazetarëve, numri i gazetarëve të vrarë është rritur gjatë vitit 2025 në të gjithë botën.

“Pothuajse gjysma (43%) e gazetarëve të vrarë në 12 muajt e fundit u vranë në Gaza nga forcat e armatosura izraelite”, thuhet në raport.

Përafërsisht 220 gazetarë janë vrarë nga ushtria izraelite që nga tetori i vitit 2023, 65 prej të cilëve u vunë në shënjestër për shkak të profesionit të tyre ose gjatë punës, shtoi ajo,

Sipas të dhënave nga Zyra e Medias së Qeverisë së Gazës, të paktën 257 gazetarë palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite në Gaza që nga fillimi i luftës gjenocidale.

Izraeli renditet i dyti në numrin e ndalimeve të gazetarëve të huaj, tha raporti, i cituar nga agjencia Anadolu, pasi 20 gazetarë palestinezë janë burgosur në vitin 2025, përveç 16 të arrestuarve në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë dy viteve të fundit.

Raporti e gjeti Meksikën “vendin e dytë më të rrezikshëm në botë për gazetarët”, me nëntë të vrarë, dhe Kina është vendi ku ndodhet “burgu më i madh në botë për gazetarët”, ku mbahen 121 gazetarë.