1
Gjykata Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Perlleshajn. Prokuroria e Tiranës kërkoi 25 vite heqje lire për të miturin Mario Përlleshaj, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Canin dhe plagosi Luis Meçen, një vit më parë pranë shkollës, Fan Noli në kryeqytet.
Gjatë dhënies së pretencës, prokurorja e Tiranës Alma Felja, u shpreh se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke sjellë në vëmendje nenin 97 për fëmijët.
Moneytizer Paragrafi 2
Vrasja e Martin Canajt dhe plagosja e Luis Meces, ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli”.
Pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve disa ditë para ngjarjes së rëndë, Martin Cani kishte thirrur shokun e tij Luis Mecen nga një shkollë tjetër e Tiranës, ndërsa Mario Përlleshja disa shokë të tjerë të tij, në mënyrë që të sqaroheshin.
Moneytizer Paragrafi 4
Por, pas takimit pranë shkollës “Fan Noli” për t’u sqaruar, ka pasur sërish konflikt. Që prej arrestimit të tij Mario Përlleshaj është mbajtur në institucionin e të miturve në Kavajë.

