Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shitja e armës për vrasjen e Liridonës nuk krahasohet me asnjë rast”, thotë avokati i familjes Ademaj

 
   

Avokati i familjes së të ndjerës Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se dënimi prej 5 vjetësh dhe 5 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit Tom Dodaj për shitjen e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj, nuk mund të konsiderohet i lartë.

Syla ka theksuar se nuk ka raste të ngjashme në praktikën gjyqësore që mund të shërbejnë për krahasim.

“Shitja e armës për vrasjen e Liridona Ademajt unë konsideroj që nuk mund të  krahasohet me shitjen e një armë siç ndodhë rendomë. Si rrjedhojë edhe nuk mund të kemi një krahasim gjyqësor për matjen dënimit dhe për të gjetur një analogji për matjen e dënimit në raste të ngjashme sepse nuk ka një rast të ngjashëm”, ka thënë avokati.

Ai ka shtuar se gjykata ka vendosur një dënim pak më shumë se gjysma e maksimumit të parashikuar ligjor, duke mos shkuar nën minimum dhe jo deri në 8 vjet sa është maksimumi ligjor.

Seanca e Gjykatës së Apelit ndaj Tom Dodajt u mbajt këtë të mërkurë, ku prokuroria kërkoi vërtetimin e dënimit, ndërsa mbrojtja kërkoi zbutjen e tij.