Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Klodian Braho është zgjedhur sot drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai do të marrë detyrën pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

Braho u përzgjodh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një procesi votimi të hapur dhe nominal, ku mori 7 vota.

Ndërkohë, kandidati Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori 1 votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Të katër kandidatët prezantuan sot platformat e tyre përpara anëtarëve të KLP-së, ndërsa të pranishëm në seancë ishin edhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i BE‑së Silvio Gonzato dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Braho do të zëvendësojë në krye të SPAK Altin Dumanin, me një mandat 3-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje./rtsh.al/