Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ai do ta zëvendësojë ministrin e deritanishëm të këtij dikasteri, Faton Peci, i cili merr detyrën e Kryetarit të Komunës jugore të Mitrovicës, pas zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ish ministri Faton Peci përmes një njoftimi në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Sot e dorëzova detyrën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tek z. Imri Demelezi, të cilit i uroj suksese dhe mbarësi në përgjegjësitë që e presin.
Shpreh falënderim të veçantë për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti për korrektësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kishim.
Një falënderim për fermerët, kabinetin, stafin e ministrisë, bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të gjithë akterët e sektorit që kontribuan në secilën fazë të punës sonë të përbashkët.
Faleminderit!

