Koalicioni VLEN ka njoftuar se është korrigjuar gabimi në librin e Gjeografisë të klasës së shtatë, në të cilin Kosovës i referohej me “Metohi”.
Sipas VLEN ky gabim është përmirësuar fal reagimit të shpejtë të zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Lulzim Aliu i cili duke reaguar publikisht theksoi se çështja e teksteve shkollore do të ketë zgjidhje të menjëhershme.
“Kjo është bërë falë angazhimit dhe insistimit të VLEN dhe reagimit të shpejtë të zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Lulzim Aliu i cili duke reaguar publikisht theksoi se çështja e teksteve shkollore do të ketë zgjidhje të menjëhershme. Me verifikimin e menjëhershëm dhe korrigjimin pa vonesë të gabimeve, VLEN tregon se përgjegjësia institucionale është standardi ynë. Nuk është më si në të kaluarën kur nuk kishte zgjidhje materiali shkollor. Këtë e kemi parë në kohën e BDI-së.Korrigjimet e këtilla përkojnë me standardet shkencore dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike për ata që për vite kanë lejuar shtrembërime të tilla. Gjeneratat e reja meritojnë tekste të sakta dhe dinjitoze dhe jo narrativat e shtrembëruara që BDI ka toleruar ndër vite”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast kishte raportuar ditë më parë edhe Tëvë1.

