Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti flet për sulmet dhe ofendimet ndaj tij, ka këtë mesazh të fortë

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoi rastet e shumta ku është sulmuar verbalisht, duke marrë ofendime e sharje të ndryshme si nga qytetarët, ashtu edhe nga analistë e politikanë. 

Kurti tha se nuk besonte që shoqëria jonë lëngon nga liria e shprehjes, por se lëngon nga cilësia e shprehjes.

“Unë nuk besoj se ne lëngojmë nga liria e shprehjes, nga cilësia e shprehjes mbase, por nga liria e shprehjes nuk besoj që lëngojmë”, shtoi tutje Kurti.

Ai tha se nuk ka pasur ndonjëherë në Kosovë, një situatë të këtillë që është sharë e ofenduar më së shumti ndonjë kryeministër para tij.

“Nuk ka pas një situatë të këtillë, ku Kosova qëndron kaq mirë  sa i përket indekseve të demokracisë dhe të drejtave. E në anën tjetër nuk ka pasur një situatë të këtillë, ku kaq shumë është sulmuar, sharë e ofenduar kryeministri”, shtoi tutje Kurti.