Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lobistët e Serbisë në Uashington? Aliçkaj godet Grenell dhe Hill – zbardh disa prapaskena

 
   

Drejtori ekzekutiv i LQSHA-së, Agim Aliçkaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Richard Grenell dhe ish-ambasadorit Christopher Hill, duke i akuzuar se po veprojnë në favor të interesave serbe në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në Facebook, Aliçkaj iu referua edhe komenteve të kongresistit republikan Mike Lawler, sipas të cilit Grenell paraqitet më me ndikim brenda administratës Trump sesa është realisht, përcjell “Bota sot”.

Ai theksoi se qëndrimet e dy diplomatëve kundër Kosovës nuk pasqyrojnë politikën zyrtare të SHBA-së, por, sipas tij, një agjendë të lidhur me Beogradin.

Postimi i plotë

Grenelli dhe Hill përfaqësojnë interesat serbe në Amerikë

Kongresisti i njohur republikan Mike Lawler na tha së fundmi, në një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan, se Grenell paraqitet si më i rëndësishëm sesa është në të vërtetë brenda Administratës Trump. Për më tepër, duke mbështetur agresionin serb, ai kërkon konflikt në Ballkan, ndërsa Presidenti Trump është kundër konflikteve dhe luftërave. Për këtë arsye koha e Grenellit është në kalim e sipër.

Ish-ambasadori Christopher Hill, i cili është bërë lobist i Serbisë në Uashington, po vepron në të njëjtën mënyrë. Ai po kritikon Kosovën dhe Kryeministrin Kurti pa asnjë bazë. Grenell dhe Hill nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të SHBA-së—ata përfaqësojnë interesat serbe në Amerikë.