Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Filloi së realizuari ushtrimi i përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane

 
   

Filloi së realizuari ushtrimi i përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane

Policia e Kosovës njofton opinionin publik se ushtrimi i përbashkët i planifikuar të realizohet sot në orët e mbrëmjes (15:00 -21:00),  së bashku me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, tani veçse ka filluar dhe është në fazën fillestare.

Varësisht nga informacionet dhe skenarët e përgatitur në ushtrim, do të kyçen njësitë policore, duke filluar nga njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë e deri te njësitë elite speciale të profileve të ndryshme, të cilat do të përdorin mjetet dhe pajisjet e nevojshme logjistike, për veprime policore varësisht nga situata dhe rrethanat e paraqitura.

Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë.