Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha zhvillon takime me qytetarë në Pejë dhe Ozdrim

 
   

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Bekë Berisha, ka zhvilluar dy takime me qytetarë në Pejë dhe Ozdrim, ku është takuar me bashkëluftëtarë, veteranë dhe të rinj nga rajoni i Istogut.

Gjatë këtyre takimeve, Berisha theksoi energjinë dhe vullnetin e madh të qytetarëve për të diskutuar rreth së ardhmes së Kosovës, zhvillimit dhe nevojës për tejkalimin e ngërçit aktual politik dhe shoqëror.

Postimi ne Facebook:

Dy takime, një qëllim!

Sot, Peja na mblodhi. Takova bashkëluftëtarë që nuk i kisha takuar prej kohësh, edhe pse ndamë të njëjtën fushëbetejë, takova veteranë, e të rinj nga Istogu… një energji që të bën të besosh tek e ardhmja.

Po ashtu, në Ozdrim, Pejë, u takuam me të gjithë kandidatët për deputetë.

Në çdo ndalesë, bisedat na kthenin te e njëjta fjalë: Kosova. Mes njerëzve u ndje qartë se askush nuk dëshiron të mbetet duarkryq. U fol për mundësitë që duhet të hapen, për vizionin që i takon këtij vendi dhe për vullnetin e qytetarëve që kërkojnë me ngulm të dalin nga ngërçi ku ndodhemi sot.