Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamenica e ndalon pirjen e duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike

Komuna e Kamenicës ka lëshuar një urdhëresë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike.

Urdhëresa thuhet se vlen për të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës.

Moneytizer Paragrafi 2

Ato përfshijnë objektin e Komunës, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet edukativo-arsimore, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat, drejtoritë, zyrat dhe njësitë vartëse si dhe institucionet kulturore, rinore dhe sportive.

Urdhëresa është nënshkruar nga kryetari Kadri Rahimaj.

Moneytizer Paragrafi 4