Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka njoftuar se fushatën do ta nisë të enjten.
Ajo do të nis nga ora 18:00 nga Pallati i Rinisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ftoi qytetarët t’i bashkohen tubimit hapës të fushatës dhe prezantimit të kandidatëve.
“Të bashkuar e të vendosur, bashkë e çajmë çdo rrethim”, ka shkruar kreu i Nismës.

